Prishtinë, 1 korrik 2023 – Ish-komandanti i Zonës së Llapit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa, i njohur me nofkën e luftës “Komandant Remi”, është ftuar për të dëshmuar në Gjykatën Speciale në Hagë.
Mustafa ka treguar se ai do të shkojë javën e ardhshme në Hagë, por nuk ka dhënë më shuër shpjegime.
Kohë më parë, në një intervistë për KTV, Mustafa ka thënë se ai është ende i dyshuar nga Prokuroria e Specializuar dhe se nuk do të befasohej po të ftohej në Hagë në këtë cilësi. Ai ka thënë se është gatshëm të marrë përgjegjësi për të gjitha ngjarjet në Zonën Operative të Llapit.
(r.m.)