Një mësuese në Rusi është denoncuar nga nxënësit se ka folur kundër luftës.
Mësuesja e anglishtes, Irena Glen, në një shkollë në qytetin jugor, Prenza, po fliste me disa nxënës që ishin mërzitur nga anullimi i një udhëtimi me temë sportive në Republikën Çeke. Fjalët e saj u regjistruan fshehtas nga disa prej nxënësve që më vonë e denoncuan në polici.
Sipas ligjit të ri, mësuesja 55-vjeçare rrezikon deri në 10 vjet burg. (r. a.)