Kiev, 28 prill 2022 – Rusia goditi kryeqytetin e Ukrainës, Kievin, të enjten në mbrëmje, menjëherë pas takimit të Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, me Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.
Sulmet ndodhën menjëherë pas përfundimit të konferencës së shtypit të dy liderëve, në të cilën Guterres i dënoi mizoritë e kryera në Buça e qyteteve tjera ukrainase, ku u gjetën prova të vrasjes masive të civilëve pas tërheqjes sëforcave ruse.
Autoritetet thanë se shefi i OKB-së dhe ekipi i tij ishin të sigurtë.
Kjo u pa si një nga sulmet më të guximshme në Kiev, që kur forcat ruse u tërhoqën nga kryeqyteti javë më parë.
Zyrtarët e emergjencave njoftuan se të paktën një person u vranë dhe disa të tjerë u plagosën.
Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, tha se distrikti veri-perëndimor i qytetit u godit dy herë dhe shpërthimet shkaktuan zjarre në të paktën dy ndërtesa të larta banimi.
Shpërthimet e sotme erdhën ndërsa banorët po kthehen gjithnjë e më shumë në qytet.
Kafenetë dhe bizneset e tjera janë rihapur dhe një numër në rritje njerëzish kanë filluar të dalin jashtë dhe për të shijuar motin pranveror.
(Sipas REL)