Rusia hap përfaqësinë e saj diplomatike në Republikën Sërpska

Banja LLukë, 11 qershor 2024 – Federata Ruse hapi sot (e martë) përfaqësinë e saj diplomatike në Republikën Sërpska, entitetin ser btë Bosnjës e Hercegovinës. Kjo përfaqësi, e cila u hap në kryeqytetin e Republikës Sërpska, Banja Llukë, është emërtuar si Zyrë e Ambasadës së Rusisë në Bosnjë e Hecegovinë.

Ministri  i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në një videoadresim, e vlerësoi thellimin e marrëdhënieve të Rusisë me Republikën Sërpska.

“Marrëdhëniet tona me Republikën Sërpska po përjetojnë një rritje të madhe. Kontaktet tona të nivelit më të lartë janë bërë të rregullta”, tha Lavrov.

Ai tha se haopja e kësaj përfaqësie diplomatike është “një moment historik”.

“Ne kemi punuar për këtë qëllim tash e disa vite”, tha ai.

Lavrov e cilësoi përfaqësinë diplomatike të saj si “tempull” të miqësisë ruso-serbe.

“Ne do t’i kushtojmë vëmendje prioritare ndërtimit të tempullit ruso-serb, si qendër shpirtërore dhe kulturore në Banja Lukë”, tha ai.

This image has an empty alt attribute; its file name is Hapja-e-Zyres-ruse-ne-Banjalluke-1.jpg

Zyrën e ambasadës ruse në Banja Llukë e hapën Presidenti prorus i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, dhe ambasadori i Rusisë në Bosnje e Hercegovinë, Igor Kalabuhov.

Bosnje e Hercegovina është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor ku Rusisë iu mundësua zgjerimi i misionit diplomatik, pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, në vitin 2022. Pajtimi për hapjen e saj ishte arritur në vitin 2021, para fillimit të pushtimit masiv të Ukrainës nga Rusia.

(r.m.)