Pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme të Komitetit të Ministrave sot në mengjes, që Federata Ruse të mos jetë më anëtare e Këshillit të Europës, pas 26 vjetësh.
Vendimi u mor në bazë të procesit të nisur sipas Nenit 8 të Statutit të KE-së, në 25 shkurt, vetëm një ditë pas fillimit të pushtimit të Ukrainës.
Një ditë më parë, në datë 15 mars, Asambleja Parlamentare kishte miratuar një Opinion që përfundonte se Federata e Rusisë nuk mund të vazhdonte si shtet anëtar i organizatës.
Rusia ishte anëtarësuar në Këshillin e Europës në 28 shkurt 1996. Në vitet e fundit është përpjekur të pengojë anëtarësinë e Kosovës në Këshill. Sot, u përjashtua vetë nga organizata që bashkon shtetet europiane. (r.a.)