Rusia suspendohet nga Këshilli i Evropës

Strasburg, 25 shkurt 2022 – Këshilli i Evropës i ka suspenduar të gjithë përfaqësuesit e Rusisë nga të gjitha organet për shkak të agresionit ushtarak në Ukrainë, raporton Radio Evropa e Lirë.

Këshilli i Evropës që i ka 47 shtete anëtare njoftoi për këtë vendim më 25 shkurt.

Në deklaratë u tha se ky vendim do të hyjë në fuqi menjëherë.

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës, Marija Pejçinoviq  – Buriq tha se sulmi ndaj Ukrainës përbën “shkelje flagrante” të statutit të Këshillit të Evropës dhe të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Ky është një moment i errët për Evropën dhe për gjithçka që ne qëndrojmë”, tha ajo.

Këshilli i Evropës tha se Rusia është anëtare e kësaj organizate dhe duhet t’i respektojë konventat për të drejtat e njeriut.

“Suspendimi nuk është masë përfundimtare, por e përkohshme, që lë të hapura kanalet e komunikimit”, thuhet në deklaratë.

Rusia është anëtare e Këshillit të Evropës që nga viti 1996. Ajo ishte suspenduar nga kjo organizatë edhe një herë më parë, po për shkak të agresionit ndaj Ukrainës. Në vitin 2014, pas aneksimit të Gadishullit ukrainas të Krimesë, delegacionit të Rusisë i ishte hequr e drejta e votimit.

(r.m.)