SAFETE S. JUKA, FIGURË E MADHE KOMBËTARE

Nga Eduard M. Dilo

Sot, eshte dita qe 17-të  vjet më parë Prof. Dr.Safete S. Juka nderroi jetë. Iku thjeshte e pa buje, ashtu sic ishte dhe në jetë. Edhe pse ishte Oqean per nga kultura, studimet e dijet, kurrë nuk bente asgje per t’u dukur e rene në sy.

“S’kam ba asgje. Për Kombin kemi te gjithe detyre të bejme gjithçka, se jemi Bijtë e Tij” – kështu me thoshte shpesh ne bisedë. Dhe ne Tirane e Prishtinë qeverite ikin e vine, por askush nuk kujtohet ta permende kete Shqiptare te madhe!? E pa vdekshme do te jete ne shekuj! Nder dhe respekt per Të!

Ne këto  ditë Nentori, vite me pare, në  New York, nderroi jete, per te ngelur e pa vdekeshme shkencetarja, studjuesja, piktorja, arkeolog-ja, Eruditja – Prof.Dr. Safete S. Juka.

Kam patur fatin te jem takuar disa here me kete zoje te rralle,  qe duhet te jemi krenare qe esht shqiptare. Ruaj per te nje respekt dhe konsiderate te veçante.

 Sa e ditur dhe enciklopediste që ishte, aq ishte  dhe e thjeshte.  Kish të kultivuar nga familja një dashuri te thelle per mbare kombin dhe ishte angazhuar totalisht ne zgjidhjen e padrejtesive dhe mizorive qe i beheshin Kosoves sone tejet te martirizuar e terrorizuar nga barbaret serbe .

Ka bere shume shkrime e studime, te cilat i ka botuar ne revista e gazeta me emer si : “Ectrits de Paris”, “Relitess”, “The French Review “, “Revue Francaise”, “Le Mond”, “East Europian Quartely”e sa e sa te tjera; duke mos harruar dhe gazeten “Dielli “, “ILYRIA”, “Koha e jone”, etj.

Ajo jo vetem qe zbuloi kopjen e vetme ne Biblioteken e Harvardit te librit “Albanians’ Golgotha”, te Freundlich, me te cilin njihej personalisht, por dhe e perktheu ne anglisht dhe e shperndau ne gjithe kancelarite e botes, per ta bere te njohur kudo te drejten e popullit tone kosovar, autokton ne ato troje, qe kur esht krijuar njerezimi.

E mbylli jeten e saj me nje studim shkenecor te bazuar vetem ne fakte e dokumente per Kosoven, qe e kish aq per zemer.

E kane çmuar dhe vleresuar punen e saj, si dhe ja kane ditur vleren, personalitete te tilla, si studjuesi Mojkom Zeqo, e shume te tjere.

Besoj se aty ku prehet, ne token qe e lindi, në Shkodrenloce, e ka ndjere shpalljen e Pamvarsise se Kosoves, te cilen e mori peng ne varr! 

Ajo si shume figura te medha kombetare, kjo Rilindase e diteve tona do te gezohet aty ku ka shkuar te pushoje, kur te mesoje se Kosova ju bashkangjit trungut Ame; një enderr e saj, një realitet i pritshem nga gjithe ne  në një kohe sa me të afert.

I qofte e lehte balta e tokes meme, me shprese se një ditë, në atdheun tone do të vendosen ne vendin e merituar njerzit e vertete që na bejne krenare ta ndjejme veten bashkekombas te tyre!

Me erdhen nder mend vargjet e Fishtes, poetit tone Kombetar, qe dhe Dr. Safete Juka e kish aq per zemer dhe e vlersonte shume, qe mendoj aq shume i perkasin Asaj:

“Dersa t’mundem me ligjrue

E sa gjall me frym un jam,

Kurr, Shqypni , s’kam me t’harrue,

Edhe n’vorr me t’permende kam.”

 Kjo Zoje e rralle, per nga dijet dhe e shquar per patriotizmen e larte,  la amanet qe kursimet e saj te shkojne ne adrese te Bibliotekes Kombetare ne Atdhe; nderkohe qe shkuan, u muaren nga institucioni,  nuk kemi degjuar te pakten te jete vendosur nje pllake ne kujtim te ketij xhesti teper te larte, fisnik e shembellor. 

A nuk eshte vendi ketu qe  ti propozohet gjithashtu Presidentit te Republikes per ti dhene titullin e larte” NDERI I KOMBIT”(eshte kerkuar dhe me pare ne artikuj te ndryshem per te nga intelektuale te ndryshem), por deri sot nuk eshte bere asgje. 

Nderkohe edhe Qeveria e Kosoves, e thekesoj qe KOSOVA ISHTE SHPIRTI I SAJ, e per te punoi e sakrifikoje tere jeten, duhet te beje dicka ne nderim te kesaj figure ne permasa te medha patriotike.