Deputeti Sali Berisha tha se kryetari sipas tij i shkarkuar i partisë, Lulzim Basha u mbrojt nga vrasës, trafikantë, pengmarrës dhe fondamentalistë.
Knid Ndrenika
Prokuroria e Tiranës mori dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha për protestën e dhunshme të 8 janarit te selia e Partisë Demokratike.
Ish-presidenti dhe ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit me përpikmëri në orën e caktuar 11 në Prokurorinë e Tiranës për të dëshmuar për protestën e dhunshme të 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike opozitare.
Deputeti Berisha tha se në prokurori u thirr me urdhër të kryeministrit Edi Rama dhe se kryetari i demokratëve Lulzim Basha ishte vegël e qeverisë.
Mbështetësit e zotit Berisha protestuan për zbatimin e vendimit të Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit dhe referendumit të anëtarësisë që shkarkoi kryetarin Lulzim Basha, që nuk njihen zyrtarisht nga Partia Demokratike.
Policia përdori gaz lotsjellës dhe kundërshtarët brendapartiakë u përfshinë në akte dhune.
Sikurse premtoi, zoti Berisha foli me mediat pas më shumë se dy orësh dëshmi te prokurorët e çështjes Elio Mazreku dhe drejtuesja Elisabeta Ymeraj.
Zoti Berisha tha se kryetari sipas tij i shkarkuar i partisë, Lulzim Basha u mbrojt nga vrasës, trafikantë, pengmarrës dhe fondamentalistë.
“Lulzim Brava i rrethuar nga një bandë vrasësish, trafikantësh, pengmarrësish, fondamentalistësh, përbën momentin më dramatik, dëshminë më flagrante të shkrirjes në një të narkoshtetit dhe lidhjeve të një politikani me krimin. Si ka mundësi që të njëjtat armë që përdorte narkopolicia e Edi Ramës përdorte banda e Lulzim Bravës”?!
Ish-kryetar i Partisë Demokratike, Berisha tha se lirimi nga gjykata i protestuesve meritonte kërkimfalje për ndalimin dhe arrestimin e tyre.
Në prokurori dëshmoi më pas mbështetësi i zotit Berisha, ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka.
Kryetari opozitar Lulzim Basha dhe sekretari i Përgjiithshëm, Gazment Bardhi janë thirrur të dëshmojnë të premten më 14 janar në prokurori.
+++
Për dy orë me radhë, ish-kryeministri Sali Berisha dëshmoi të vërtetën e tij mbi protestën e 8 janarit para selisë së PD, ku nuk munguan dhe përplasjet.
Për Berishën, ajo ditë është dëshmia më flagrante e lidhjes së politikës me krimin.
Berisha: I thirrur këtu me urdhër të kreut të Meduzës unë erdha në respekt të atuyre parimeve me të cilat jam i mbrojtur. Në deklaratën time theksova se për çdo shqiptar, mik dhe partner të Shqipërisë, shëmtia më kryesore, akti më i paimagjinueshëm, momenti më kriminal në historinë e 30 viteve, dëshmia më flagrante e lidhjes së politikës me krimin ishte jo vetëm atë ditë, por po marr 8 Janarin, Lulzim Brava i rrethuar nga një bandë vrasëësih, trafikantësh, pengmarrësësish, fondamentalistësh. Kjo përbën momentin më dramatik dhe dëshminë më flagrante të shkrirjes në një të narkoshtetit dhe lidhjeve të një politikani me krimin.
Nuk duhet të injoroni momentin që është më flagrant, sot njeriu që është shkarkuar nga çdo funksion nga anëtarësia e PD është simbol i pabesisë ekstreme politike, besë nuk ke çfarë kërkon te ai që nuk ka besë, simboli më i degraduar i lidhjeve me krimin. Mos harroni se ky është personi që për pazare personale, pasurimit personal ishte i gatshëm të shuante ndërtesën për shkak të kullave që do ndërtohen aty. Shkoni dhe pyesni Erion Veliaj se të gjitha të dhënat e mia dëshmojnë se pronarët i kanë thënë atij se jemi marrë vesh me Lulzim Bravën. Është simbol i poluitikanit që nuk njeh asnjë princip, për të ruajtur karrigen, e shndërroi selinë e PD në një seli të blinduar, de facto ja dorëzoi Edi Ramës.
Berisha instiston se në secilinë e PD ka pasur njerëz të armatosur dhe se armët janë nxjerrë nga kreu i PD-së Basha me mjetin privat.
Mercenarë të armatosur në seli, prova dhe emra?
Berisha: Padiskutim që kjo ishte pjesë e deklaratës time, PD do të dorëzojë çdo informacion që mbledh dhe po mbledh për këtë grup mercenarësh, vrasësish dhe trafikantësh. Momenti që një seli partie qëndronte e pushtuar me banditë tregonte gjithçka ndodh në narkoshtet.Çështje tjetër që shtrova me forcë është si ka mundësi që të njëjtat armë që përdorte narkopolicia e Edi Ramës përdorrte banda e Lulzim Bravës? Kjo ishte dëshmi e shkrirrjes së grupit të mercenarëve me narkobanditët me uniformë. Një pjesë të mercenarëve i kanë ndaluar, armët i nxori nga selia Lulzim Brava me mjetin e tij. Ka dëshmi flagrante të pranisë së njerëzve të armatosur në seli, ka foto por jo vetëm.
Nuk ka asnjeri sot që vë në diskutim ekzistencën e këtij grupi të gjerë mercenarësh të përbërë nga vrasës, trafikantë, fondamentalistë në seli si roje të Lulzim Bravës. Moment tjetër që kompromenton shkrirjen në një të krimit, Edi Ramës, dhe Lul Bravës është Garda. Lulzim Brava në kundërshtim me ligjet e vendit mbrohet nga Garda, ai është i shkruar, nuk është kryetar i PD. Garda nuk mund të mbrojë një njeri që mban përreth vrasës dhe trafikantë.Këta janë në kontroll të plotë, edhe mund të duan të veprojnë. Krimi peshon.Ky superfrikacak deshi dhe vrasës përreth.Kjo është lidhja më flagrante e zbuluar deri më sot e politikës me krimin.
Në seli dhe fondamentalistë
Berisha: Persona që kanë qenë pjesë e Organizatave Terroriste. Persona që kanë qenë në Luftën e Sirisë dhe janë kthyer. Çfarë duan ata në selinë e PD? Mbronin Lulzim Bravën që nuk i jepte siguri mbrojtja nga Garda. Pranimi nga Garda i vrasësve si rrethim i dytë ësdhtë një krim shtetëror shumë i rëndë.
Basha ka 2-3 ditë që nxjerr video ku ju bëni me dorë…
Berisha: Çfarë bëja me dorë? U thoja të dalin nga rruga. I pe ata me ndonjë tra në krah, me shkallë po. Ata po ftoheshin se ishin përtej rruge.
Prova për akuzat?
Berisha: Pretendimet e mia janë të vërteta, askush nuk mund të kundërshtonte dot për praninë e bandës në seli, vendosjen e blindave në kudërshtim me çdo parim të një ndërtese civile, askush nuk më kundërshton dot për frengjitë e lëna për të sulmuar. E patë kur u hodh së pari tymi dhe pastaj pluhuri që është toksik, bomba shurdhuese. Pamja më simbolike e dy botëve është një njeri idealist me flamurin e PD për ta vendosu në ballkon me një grup pimitiv njerëzisht që e sulmoi me hunj dhe mjete primitive, i çanë kokën. I patë këto skena? Flitet çdo gjë me fakte.
Prokuroria tha se nuk gjeti sende të paligjshme
Berisha: E besoj sepse të gjitha i ka larguar Lul Brava me mjetin e tij. Unë kam prova që aty ka pasur njerëz të armatosur, njerëz që i kanë parë me sytë e tyre dhe fotografuar.
Lirimi i të arrestuarve për protestën
Berisha: Gjykata zbatoi urdhrin e Ramës (për mbështetësit e Bashës). Ishte protesta më paqësore, nuk u gërvish asnjë polic dhe një njeri nga pala tjetër dhe u plagosën dhe përgjakën 12 protestues paqësor, me dhjetëra të tjerë u helmuan me gaz.
Reagimi i prokurorëve që e pyetën
Berisha: Konstatova se ku kishte momente politike kundër Ramës nuk u pëlqente, rrudheshin. Ky është një proces që do tu bëj gjyq atyre. Edi Rama i vë emrin George Soros, parku i katër lirive, një njeri që nuk di çfarë është liria.