Sali Berisha lirohet nga arresti shtëpiak

Tiranë, 27 nëntor 2024 – Kryetari i Partisë Demokratike, ish-kryeministri Sali Berisha, është liruar nga arresti shtëpiak.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar publikoi vendimin që z. Berisha t;I hiqet masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Vendimi është marrë nga gjyqtarja Flojera Davidhi.

Lajmin e dha avokati i Berishës, Genc Gjokutaj, i cili tha se ky vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe z. Berisha është i lirë që prej ditës së sotme.

“Sot gjykata e revokoi masën e arrestit të shtëpisë. Nga sot Sali Berisha është i lirë. Ndaj tij nuk ka asnjë masë tjetër sigurie”, tha avokati Genc Gjokutaj.

Ai tregoi se prokurori ka kërkuar nga gjykata që z. Berisha të mos i heqet masa e sigurisë, por gjykata ka konstatuar se nuk ka arsye për mbajtjen e masës.

“Prokurori kërkoi që të lihej në fuqi masa ‘arrest shtëpie’. Por, gGjykata konstatoi se për zotin Berisha nuk ekzistojnë më kushtet dhe kriteret për asnjë lloj mase”, tha avokati i Berishës.

Ai përsëriti se çështja është dërguar në Gjykatën e Strasburgut për shkak të gjyqtares Irena Gjoka, e cila ka konflikt interesi në , e cila ka konflikt interesi në çështjen e Berishës.

“Ne kemi një vit e ca luftë me Irena Gjokën. Qëndrimi i Strasburgut është determinant dhe ka një rol parësor në këtë punë”, tha Gjokutaj.

Ish-kryeministri Sali Berisha gjendej nën masën e  sigurisë “arrest shtëpiak” prej 30 dhjetorit të vitit 2023. Kjo masë u mor pasi ai nuk pranoi ta masën e sigurisë “detyrim me paraqitje” ztë shqiptuar nga GJKKO.

Disa ditë më parë, Gjykata Kushtetuese e vlerësoi si kushtetuese masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, pavarësisht ankesës së bërë nga mbrojtja e Berishës në këtë organ.

(r.m.)