Samiti i radhës BE-Ballkani Perëndimor do të zhvillohet në Tiranë, më 6 dhjetor

Bruksel, 23 tetor 2022 – Samiti i radhës mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor do të zhvillohet në Tiranë, më 6 dhjetor.

Këtë e ka konfirmuar Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, përmes një postimi në Twitter.

Michel ka thënë se Ballkani Perëndimor është prioritet kyç për Bashkimin Europian.

“Ne do të zhvillojmë samitin e ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor më 6 dhjetor në Tiranë, Shqipëri, për të riafirmuar angazhimin tonë. Ballkani Perëndimor është prioritet kyç për Bashkimin Europian. BE-ja dhe Ballkani Perëndimor kanë nevojë për njëri-tjetrin. Në 23 qershor të këtij viti u mbajt samiti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor ku 27 liderë të vendeve të unionit u mblodhën në Bruksel”, ka shkruar Michel.

(r.m.)