Santos: BE duhet të hapë negociatat me Shqipërinë dhe me Maqredoninë e Veriut

Bruksel,19 tetor 2021 – Komisioneri oër Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, gjatë prezantimit të Raportit të Progresit të Komisionit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor, është angazhuar për hapjen e negociatave të BE-së me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut.

Ai ka deklaruar se shtyrja e çeljes së negociatave me këtody vende ka impakte negative në rajon.

Të njëjtin qëndrim e ka shprehur edhe raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos. Ajo e ka kritikuar Bashkimin Evropian për shtyrjen e konferencës së parë ndërqeveritare të BE-së me Shqioërinë dhe me Maqedoninë e Veriut.

Santos ka thënë se Brukseli vazhdimisht thotë se kjo do të ndodhë “muajin tjetër”, por aimuaj nuk po vjen dot.

“Kam një opinion të qartë. Është bërë e qartë që Bashkimi Evropian duhet ta mbajë fjalën sa i përket negociatave. Duhet të kalojmë në hapa të mëtejshëm. Ata (Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut) kanë punuar, por nuk po jepet rezultati”, ka thënë Santos.

“Do të doja të dëgjoja prej jush angazhimin për një datë për Konferencën e Parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjithmonë është thënë ‘muajin tjetër’, ’muajin tjetër’, por ai muaj nuk po vjen kurrë! Njerëzit kërkojnë rezultate dhe duhet t’i japim këto rezultate”, ka  theksuar Santos.

(r.m.)