Berlin, 5 qershor 2023 – I dërguari i Posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka zbuluar përmbajtjen e bisedës që zhvilloi me kryeministrin e Kosovë, Albin Kurti, javën e kaluar.
Në një intervistë për “Table Berlin”, Sarrazin ka treguar se kryeministrit Kurti i ka thënë se të palët do të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre që çuan në ngritjen e tensioneve nëpjesën veriore tëKosovës.
“Fillimisht, më duhet të them atë që ia thashë drejtpërdrejt kryeministrit Kurti: secili është përgjegjës për veprimet e veta. Natyrisht, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka mbjellë mosbesim shtesë, me deklaratat dhe votën në Këshillin e Evropës javët e fundit. Por, vendimi i qeverisë së Kosovës për të rrezikuar këtë përshkallëzim duke i çuar kryetarët e komunave në bashki me një përcjellje të fuqishme policore është një gabim për të cilin ajo mban përgjegjësi politike”, citohet Sarrazin nga Euronews.
Sarrazin ka thënë se Gjermania e mbështetet plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe prioritet kyç e konsderon rikthimin e palëve në tavolinën e bisedimeve.
“Ne e mbështesim plotësisht të dërguarin special të BE-së, Miroslav Lajçak. Për të evituar situatën e tensionuar dhe krizën aktale, zbatimi i marrëveshjes bazë midis dy vendeve, të rënë dakord në shkurt dhe mars, duhet të përparojë përfundimisht. Kancelari Scholz dhe presidenti Macron i mbështetën fuqimiisht përpjekjet për dialog në bisedimet e përbashkëta me krerët e shteteve të Kosovës dhe Serbisë, të mërkurën, në Moldavi. Prioritet mbetet kthimi në tryezën e bisedimeve, qetësimi i situatës në veri, vazhdimi i zgjedhjeve të reja në komunitete dhe zbatimi i marrëveshjes bazë”, ka thënë ai.
Sarrazin ka folur edhe për sulmet e serbëve ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe ndaj policisë së Kosovës në Zveçan. Ai ka thënë se përgjegjësinë për këto sulme e mbajnë sulmuesit dhe ka theksuar në mesin e protestuesve kishte edhe persona që nuk janë qytetarë të Mitrovicës Veriore.
“Nuk duhet të gënjehemi se këta ishin vetëm qytetarë të Mitrovicës së Veriut. Ata nuk ishin”, ka thënë I dërguari i Posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
(r. m.)