Scholz: Kosova dhe Serbia duhet ta zbatojnë marrëveshjen për të cilën janë pajtuar

Berlin, 10 dhjetor 2024 – Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, gjatë një takimi me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, në Gjermani, ka thën se Kosova dhe Serbia duhet ta zbatojnë marrëveshjen me të cxilën janë pajtuar në Bruksel dhe në Ohër.

“Është e rëndësishme që njerëzit në rajon të mbajnë marrëdhënie të mira fqinjësore. Kjo, para së gjithash, ka të bëjë me marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ne po punojmë për t’u ofruar mbështetje të dyja palëve. Ekziston një marrëveshje e cila është dakorduar dhe e cila duhet të zbatohet”, ka thënë Scholz, në Freiberg të Gjermanisë.

Kancelari gjerman e ka vënë theksin në Marrëveshjen e Brukselit në kontekst të procesit të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Ai i ka premtuar Serbisë mbështetjen e Gjermanisë për përmbushjen e kritereve për anëtarësim në BE.

“Ne, gjithsesi, do të ofrojmë mbështetje aq sa mundemi, sepse bëhet fjalë për reforma në sundimin e ligjit, lirisë së medies, e të tjera”, është shprehur Scholz.

Por, në qendër të interesit të kancelarit gjerman kanë qenë rezervat e litiumit në Serbi, për eksploatimin e të cilave ai kishte nënshkruar marrëveshje me Vuçiqin në emër të Bashkimit Evropian.

“Sot jemi informuar për ekspoloatim të qëndrueshëm të litiumit, duke mbrojtur natyrën dhe ambientin jetësor. Ideja e qëndrueshmërisë është prerokupim edhe në Serbi edhe në Gjermani dhe BE-ja dëshiron të marrë pjesë në eksploatimin e rezervave të mëdha të litiumit në luginën e Jadrit”, është shprehur Scholz.

Kancelari gjerman ka përcjellë mesazhe qetësuese për banorët e zonës, të cilët e kundërshtojnë projektin për eksploatimin e litiumit atje, për shkak të ndoitjes së rrezikshme të ambentit jetësor.

(r.m.)

Comment

*