Scholz: Përshkallëzimi i situatës në veri dëshmon se Kosova e Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjet e arritura

Tiranë, 16 tetor 2023 – Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka thënë të hënën në Tiranë se ky Procesi i Berlinit është instrumenti më i mirë për integrimet rajonale në Ballkanin Perëndimor, por edhe për përshpejtmin e procesit të integrimit të vendve të rajoonit në Bashkimin Evropian.

 “Është shumë e qartë që fakti që jemi të ulur këtu së bashku ne e dimë që kemi një situatë të re shumë të vështirë jo shumë larg nesh që po ndodh tashmë me agresionin e Hamasit ndaj Izraelit, dhe të gjitha pasojat që ka dhe mund të ketë”, ka thënë Scholz në Samitin e Procesit të Beelinit në Tiranë.

Kancelari gjerman ka thënë se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë bashkërisht për të kapërcyer antagonizmat në rajon. Ai ka thënë se përshkallëzimet e fundit në veri të Kosovës dëqhmuan se sa e rëndësishme është kjo.

“Krizat e shumëfishta në këtë rajon, në Ballkanin Perëndimor, kanë sheshuar nevojën urgjente për të punuar më fort së bashku për të tejkaluar antagonizmat. Ka ardhur koha për të tejkaluar konfliktet, të cilat kanë vijuar tepër gjatë. Përshkallëzimet e fundit në veri të Kosovës kanë dëshmuar se sa e rëndësishme është kjo”, është shprehur ai.

Kancelari Scholz u ka bërë thirrjee Kosovës dhe Serbisë që të zbatojnë marrëveshjet e arritura në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Ne duhet të përfundojmë më në fund zbatimin e marrëveshjeve, të cilat janë arritur gjatë dialogut të udhëhequr nga BE-ja”, ka thënë ai.

(r.m.)