Scholz: Shqipëria do të jetë në BE shumë shpejt

Malaga (Spanjë), 11 nëntor 2023 – Në një përpjekje të Bashkimit Evropian për të ndaluar imigracionin e paligjshëm, gjatë një konference në Malaga të Spanjës, të shtunën, kancelari gjerman Olaf Scholz la të kuptohet se është i gatshëm të shqyrtoJë marrëveshjen e Italisë për ndalimin e emigrantëve në Shqipëri.

“Mos harroni se Shqipëria do të jetë shumë shpejt, sipas mendimit tonë, anëtare e BE-së, duke lënë të kuptohet se po flasim për çështjen se si mund t’i zgjidhim së bashku sfidat dhe problemet brenda familjes së BE-së. Marrëveshje të tilla, që janë parë atje, janë të mundshme dhe ne të gjithë do ta shikojmë këtë nga afër”, tha ai.

Roma dhe Shqipëria arritën një konsensus të hënën për ndërtimin e dy kampeve për pritjen dhe ndalimin e emigrantëve detarë.

Scholz dhe krerët e 16 shteteve të Gjermanisë kishin arritur të martën një marrëveshje për një politikë më të rreptë të imigracionit dhe rritjen e fondeve për refugjatët.

Nevoja për një politikë të qartë evropiane të migracionit, sipas Scholz, është “të korrigjohen gjërat që nuk kanë qenë të drejta në të kaluarën (dhe) të krijohet një mekanizëm solidariteti në mënyrë që jo çdo vend i vetëm të përpiqet të përballojë sfidat i vetëm.”

“Legjislatura aktuale e Parlamentit Evropian duhet të përfundojë rishikimin e ligjeve të bllokut për imigracionin dhe azilin”, tha ai.

Scholz shtoi se “së shpejti” duhet të ndodhë integrimi në BE i gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, të cilave u ishte premtuar anëtarësimi 20 vjet më parë.

Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina gjithashtu duhet të konsiderohen për anëtarësim në BE.

(ekonomiaonline.com)