Prishtinë, 3 prill 2021 – Kryesia e Kuvendit të Kosovë ka vendosur që seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës të mbahet të shtunën në ora 18:00.
Lajmi është konfirmuar nga ushtruesja e detyrës së shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.
Ajo tha se vendimi për mbajtjen e seancës është mbajtur me kërkesë të 41 deputetëve.
Për pozitën e presidentit janë paraqitur dy kandidatë, Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta. Të dy kanë qenë kandidatë të Listës Guxo të Vjosa Osmanit që ishte pjesë e listës së kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Për zgjedhjen e presidentit, në dy votimet e para, njëri prej kandidatëve duhet të marre votat e dy të tretave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës ose 80 sosh. Ndërkaq, në raundin e tretë të votimit, president zgjidhet kandidati që e merr shumicën e thjeshtë të votave, 61 sosh. Por, në të tri votimet në duhet të marrin pjesë të paktën dy të tretat e përbërjes së Kuvendit ose 80 deputetë.
Nëse edhe raundi i tretë i votimit dështon, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.
(r.m.)