Sekretari Blinken dënon sulmin kibernetik kundër sistemit TIMS të Shqipërisë

Tiranë, 13 shtator 2022 – Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Ned Price, ka njoftuar se Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka zhvilluar të hënën një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Në njoftim, të cilin e ka shpërndarë Ambasada e SHBA-së në Shqipëri, thuhet se sekretari Blinken e ka dënuar sulmin kibernetik nga Irani ndaj sistemit TIMS.

Sekretari Blinken ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes SHBA-së dhe Shqipërisë, si aleatë në NATO, për sigurinë rajonale.

Njoftimi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së:

Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken foli dje me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Sekretari Blinken dënoi sulmin e papërgjegjshëm kibernetik të 9 shtatorit kundër sistemeve të kontrollit kufitar të Shqipërisë, i cili pason sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë më 15 korrik.

Sekretari theksoi rëndësinë e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri, si aleatë në NATO, për sigurinë rajonale.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Ned Price.

306905304_450618837093279_8737563147488537417_n

(r.m.)