Uashington, 17 shkurt 2025 – Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e 17 vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Ai ka thënë se ky është rast “për të reflektuar mbi qëndresën, vendosmërinë dhe aspiratat e popullit të Kosovës”
“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shpreh urimet e mia teksa shënoni 17-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës—një rast për të reflektuar mbi qëndresën, vendosmërinë dhe aspiratat e popullit të Kosovës”, thuhet në deklaratën e Sekretarit Rubio.
Ai ka kujtuar se SHBA-ja e ka mbështetur rrugëtimin e Kosovës drejt krijimit të shtetit sovran, demokratik, multietnik dhe të begatë” dhe thekson se “paqja, siguria dhe zhvillimi ekonomik mbeten thelbësore për prosperitetin e qëndrueshëm” të Kosovës.
“Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur me krenari rrugëtimin e Kosovës drejt një shteti sovran, demokratik, multietnik dhe të begatë. Paqja rajonale, siguria dhe zhvillimi ekonomik mbeten thelbësore për mirëqenien e vazhdueshme të Kosovës”, ka thë Rubio.
“Teksa festoni pavarësinë tuaj, ne nderojmë miqësinë dhe vlerat e përbashkëta mes popujve tanë”, thuhet në deklaratën e Sekretarit amerikan të Shtetit.
(r.m.)