Beograd, 25 maj 2023 – Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi, është takuar me senatorin amerikan, Gary Peters, të cilin e ka informuar për diskriminimin e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
Mustafi, në një postim në Facebook, ka shkruar se senatorin amerikan e ka njoftuar me disa nga problemet kryesore të shqiptarëve, siç është pabarazia, mungesa e sigurisë, nënpërfaqësimi e kështu me radhë.
“Diskriminimi: Adresimi i nevojës urgjente për të luftuar të gjitha format e diskriminimit dhe për të promovuar barazinë për të gjithë. Shënjestrimi i shqiptarëve në pasivizimin e adresave është “spastrim i heshtur etnik” sipas HCfHRS.
“Siguria: Lugina është mes 48 minibazave ushtarake e të njësisë speciale Xhandarmëria” në vijën kufitare me Kosovën dhe Qendrës Humanitare Ruse në Nish. Që cenon sigurinë dhe mirëqenien e të gjithë banorëve posaçërisht në rrethanat e krijuara gjeopolitike
“Të drejtat e njeriut dhe të pakicave: mbrojtja dhe avancimi i të drejtave të njeriut, veçanërisht të drejtat kolektive. Është thelbësore që të luftojmë për të drejtat e garantuara nga konventat ndërkombëtare për të siguruar një shoqëri të drejtë dhe të barabartë
“Nënpërfaqësimi: nënpërfaqësimi në sektorë të ndryshëm si komunitet i margjinalizuara, para së gjithash në institucionet ligjzbatuese, shëndetësore, sherbimeve sociale, shërbimeve administrative e ndërmarrjet publike etj. Plani 7 pikësh si mundësi adresimit urgjent, ka thënë ai.
Mustafi e ka ngritur edhe çështjen e reciprocitetit ndërmjet komunitetit serb në Kosovë dhe komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës.
(r.m.)