Serbët në Mitrovicën Veriore sulmuan kryetarin dhe nënkryetarin e Listës Serbe

Prishtinë, 13 qershor 2023 – Një serbësh i kanë sulmuar kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq, dhe nënkryetarin e kësaj partie, Igor Simiq, në pjesën veriore të Mitrovicës, të martën pasdite.

Në pamjet që janë vënë në qarkullim në rrjetet sociale shihet momenti kur një grup serbësh ii sulmojnë Rakiqin dhe Simiqin, të cilët ishin duke ecur në rrugë.

Tensionet në Mitrovicën Veriore u shtuan sot pasi Policia e Kosovës e arrestoi Milun Milenkoviqin, njërin nga organizatorët e dyshuar të sulmit ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan, më 29 maj.

Arrestimi i Milenkoviqit shkaktoi reagime të ashpra ndër serbët në Mitrovicën Veriore. Një grup serbësh u mblodhën pranë Shkollës Teknike, afër Lagjes së Boshnjakëve, për të protestuar kundër arrestimit të Milenkoviqit. Protestuesit brohoritnin parulla kundër uudhëheqjes së Listës Serbe dhe kundsër Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke I akuzuar për “tradhti”.

Gjatë aksionit të arrestimit të Milenkoviqit, i cili është njëri nga udhëheqësit e formacionit “Mbrojtja civile”, grupi i serbëve sulmuan policinë e Kosovës me gurë e mjete të forta. Tre policë janë plagosur dhe automjetet ee tyre zyrtare janë dëmtuar.

(r.m.)