Prishtinë, 4 prill 2022 – Serbët në pjesën veriore të Mitrovicës e kanë festuar fitoren e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe të partisë së tij në zgjedhjet presidenciale dhe paralamentare të Serbisë që u mbajtën të dielën.
Disa dhjetra serbë kanë dalë në rrugë me flakadanë e flamuj të Serbisë nëduar, ndërsa disa të tjerë kanë festuar duke bërë xhiro me vetura nëpër rrugët e qytetit. Disa prej serbëve më të ekzaltuar nga fitorja e Vuçiqit kanë festuar edhe me armë. Në disa video-regjistrime të shpërndara në internet shihen edhe pamje të festimit me të shtëna nga kalashnikovi.
Në festë, e cila ka zgjatur deri natën vonë, janë shkrepur dhe fishekzjarre dhe bomba tymuese.
Nuk është raportuar për ndonjë incident serioz apo për ndërhyrje të policisë.
Serbët e Kosovës kanë votuar në 4 qytete të Serbisë në afërsi të Kosovës: Tutin, Rashkë, Kushumli dhe Bujanoc. Ata janë transportuar në vendvotime me autobusë të kontraktuar nga Qeveria e Serbisë.
Nuk ka të dhëna për numrin e votuesve nga Kosova që kanë marrë pjesë në zgjedhje. Por, ka pasur raportime se punëtorët e institucioneve paralele serbe në Kosovë janë detyruar të shkojnë të votojnë edhe kundër vullnetit të tyre, për shkak se pjesëmarrja në zgjedhje është konsideruar si pjesë e detyrave në punë.
(r.m.)