Beograd, 15 korrik 2022 – Serbia i ka dërguar notë proteste Polonisë, si kryesuese e radhës e misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), për shkak se ministri i Jashtëm polak, Zbigniew Rau, gjatë vizitës në Kosovë në cilësinë e kreut të OSBE-së, siç ka thënë, “nuk e ka respektuar qëndrimin neutral të këtij misioni ndaj Kosovës”.
Beogradi është ankuar se vizita e z. Rau është prezantuar si vizitë shtetërore dhe se në takimet e tij me krerët e institucioneve të Kosovës ka pasur edhe flamuj shtetërorë të Kosovës.
“Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbetet e vetmja kornizë ligjore për praninë dhe aktivitetet e OSBE-së në Kosovë”, thuhet në reagimin e Serbisë.
(r.m.)