Gjuriq e dënon sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit, i hedh poshtë akuzat për përfshirjen e Serbisë

Beograd, 30 nëntor 2024 – Serbia e ka dënuar sulmin me lëndë plasëse ndaj kanalit të ujit të sistemit “Ibër-Lepenci” në fshjatin Varragë të komunës së Zveçanit, në perëndim të qytetit të Mitrovicës.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, e ka cilësuar sulmin si akt shqetësues sabotimi që rrezikon mirëqenien e njerëezve në rajon,

“Serbia e dënon me termat më të ashpra sulmin e fundit ndaj kanalit të Ibër-Lepencit. Ky akt sabotimi thellësisht shqetësues rrezikon jetët dhe mirëqenien e shumë njerëzve në rajon”, ka shkruar Gjuriq në një reagim në platformën X.

Por, Gjuriq i ka hedhur poshtë akuzat e autoriteteve të Kosovës se ky akt është organizuar e orkestruyar nga Serbia, ndërsa është kryer nga strukturat kriminale serbe që kontrollohen nga Beogradi. Ai i ka cilësuar këto akuza si “diversion të qëllimshëm që dëshmon për pëerfshirjen e mundhshme të regjimit të Albin Kurtit”.

“Ibër-Lepenci është një objekt ujor kritik i nevojshëm për prodhimin e energjisë elektrike, bujqësinë, ujin e pijshëm dhe mirëqenien e përgjithshme të komuniteteve të cilave u shërben. Veprimet e tilla shkatërruese janë të papranueshme dhe kërcënojnë stabilitetin e brishtë që ne përpiqemi ta ruajmë. Ndërsa regjimi etno-nacionalist i Kurtit ka nxituar t’ia drejtojë gishtin Serbisë pa prova, ne besojmë se akuzat e tilla të parakohshme janë një diversion i qëllimshëm që tregojnë për përfshirjen e mundshme të regjimit të Albin Kurtit. Këto akuza të pabaza i minojnë përpjekjet për dialog konstruktiv dhe shërbejnë vetëm për përshkallëzmin e tensioneve në situatën e tashme delikate”, ka theksuar Gjuriq.

“U bëjmë thirrje autoriteteve përkatëse ndërkombëtare që të kryejnë një hetim të plotë, transparent për të identifikuar dhe mbajtur përgjegjës përgjegjësit për këtë akt”, ka shtuar ai.

Shefi i diplomacisë serbe ka thënë se Serbia është e gatshme të ndihmojë finanriarisht dfhe teknikisht në riparimin e dëmeve të shkaktuara nga nshpoërthimi.

“Serbia është e gatshme, nëse është e nevojshme, të ndihmojë financiarisht dhe teknikisht në riparimin e dëmeve në kanalin e Ibër-Lepencit, duke treguar përkushtimin tonë për mirëqenien e të gjithë njerëzve në rajon, pavarësisht nga përkatësia etnike apo politike”, ka shkruar ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur bindjen se sulmi ndaj kanalit të sistemit “Ilër – Kepenci” është organizuar e oskertruar nga Beogradi zyrtar dhe Presidenti I Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërsa është kryer nga strukturat kriminale serbe  që udhëhiqen nga Milan Radojçiqi.

“Për bindjen tonë të fuqishme, nuk mund të ketë adresë tjetër për përgjegjësinë e fajësinë, për organizmin dhe orkestrimin e këtij sulmi, përveçse Beogradi zyrtar dhe strukturat e tyre kriminale të cilat me në krye Milan Radoiçiq, mbështeten nga institucionet serbe dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq”, është shprehur Kurti.

(r.m.)