Serbia e fajëson një “palë të tretë” për mungesën e marrëveshjes me Kosovën

Beograd, 21 prill 2021 – Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka deklaruar se Kosova dhe Serbia tashmë do të kishin arritur një marrëveshje.sikurt në dialog të mos përfshihej një palëe tretë.

“Sikur të mos kishte palë të tretë, Beogradi dhe Prishtina do të merreshin vesh tashmë”, ka thënë Petkoviq në televizionin publik të Vojovodinës.

Petkoviq ka thënë se “korrigjimi” i kufijve ishte pika fillestare e Serbisë në dialogun me Kosovën.

“Propozimi për ricaktim të kufijve ishte pikë fillestare e Serbisë dhe kontribut që do t’i jepte impuls dialogut me Prishtinën”, ka thënë ai, duke komentuar dokumentin “non-paper” slloven që parashikon ndryshimin e kufijve në Ballkan.

Sipas këtij dokumenti, Bosnja e Hercegovina do të shpërbëhej, kurse Kosova do të bashkohej me Shqipërinë.  

Dokumenti, i cili i atribuohet kryeministrit të Sllovenisë,  Janez Jansha, nxiti reagime të fuqishme në shtetet e rajonit, por edhe në organizata e institucione të ndryshme ndërkombëtare. Autoritetet sllovene

(r.m.)