Serbia e kushtëzon hapjen e Urës së Ibrit me zgjerimin e territorit të Mitrovicës së Veriut

Bruksel, 17 shtator 2024 – Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, ka insistuar në demarkimin e kufijve kadastral të dy komunave të Mitrovicës (Mitrrovicës Jugore dhe Mitrovicës Veriore) si parakusht për miratimin e hapjes së Urës së Ibrit, e e ndan qytetin në dy pjesë.

Pas takimin me emisarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Laj, Miroslav Lajçak, në Bruksel, Petkoviq e ka vënë theksin në zonën kadastgrale të Suhodollit, të banuar me shumicë shqiptare, që shtrihet në ojesën veriore të lumit Ibër. 

“Ne kërkojmë respektimin e marrëveshjes, ku insistojmë demarkimin në zonën e Suhodollit si parakusht për hapjen e urës”, tha Petkoviq nga Brukseli , transmeton “Kossev”. 

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi e Petar Petkoviq, janë takuar të martën me Lajçakun, por nuk janë takuar bashkë. Ata nuk janë marrë vesh për temat e diskutimit në takimin eventual trepalëash. Të dy e kanë akuzuar njëri-tjetrin për refuzimin e takimit.

Petkoviq tha se në takimin me Lajçakun i ka prezantuar masat e paralajmëruara nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. 

(r.m.)