Serbia mbështet Referendumin e Serbëve të Bosnjës e Hercergovinës, kurse ua mohon të drejtën e referendumit
Krahinës Shqiptare në Serbi, mbajtur më datën 1 e 2 mars 1992,
Krahinës së Sanxhakut, mbajtur më datën 25,26 dhe 27 tetor 1992,dhe
Krahinës së Vojvodinës që ishte Krahinë në kuadër të RSFJ-ës , si element konstituiv i kësaj Federate
Nëse Republika e Serbisë si palë nënshkruese e vitit 1995 në Dejton dhe që po i mbështet bashkëkombasit e vetë në Bosnjë atëherë parashtrohet pyetja: Si ka mundësi të mos i pranoj Republika e Serbisë referendumet e mbajtura nga Shqiptarët, Boshnjakët dhe Krahina e Vojvodinës që ishte Krahinë në kuadër të RSFJ-ës , si element konstituiv i kësaj federate, pa harruar edhe Rajonin e Timokut Lindor dhe Rajonin e banuar me shumicë Bullgare.
Serbia nuk mundë në njërën anë të mbështet Referendumin e Serbëve të Bosnjës e Hercergovinës, kurse në anën tjetër t’ua mohon Vojvodinës,Sanxhakut, Krahinës Shqiptare në Serbi, dhe Rajonin e banuar me shumicë Bullgare.
Nëse qytetarët e Republikës Serbe të Bosnjë e Hercergovinës, e festojn me shenime e manifestim datën 9 janari,atëherë edhe Vojvodina do të duhej të lejohet të shenoj datën e vetë, sikurse shqiptarët në Krahinën e tyre në Serbi, dhe Boshnjakët në Krahinën e tyre në Sanxhak.
Serbia do të duhej bëjë riorganizimin e saj të brendshëm si një Federatë me tri Republika si njësi autonome e Vojvodinës, Sanxhakut dhe e Medvegjë, Bujanoc, Preshevë dhe një Kanton të veçantë të banuar me Bullgarë.
Përveç këtyre tri problemeve të mëdha, janë edhe një segment që nuk duhet nënçmuar dhe lënë në heshtje e këto janë çështja e komunitetit Rumunë apo të njohur si vllahët dhe romët.
Edhe vetë Serbia e sotshme ka një territor me një popullatë multi-etnike. Sa më shumë që Beogradi e vonon njohjen e Prishtinës aq më shumë zgjaten edhe problemet brenda vetë kësaj Serbie.
Skena politike dhe intelektuale e Beogradit të përgatitet, nuk duhet të ketë tema tabu të merren shumë seriozisht për Rajonalizimin, decentralizimin apo Kantonizimin duke përfshir edhe diskutimet për federalizmin e Serbisë.
Shkuar nga Refik HASANI