Serwer: BE-ja ta braktisë politikën aktuale ndaj Beogradit

Uashington, 27 gusht 2024 – Profesori i universitetit “Johns Hopins”, Daniel Serwer, i cili është njohës shumë i mire i zhvillimeve në Ballkan, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që ta “braktisë” politikën e deritashme ndaj Serbisë, të cilën ai e ka quajtur “politikë e dështuar”.

Serwer ka kërkuar që Brukseli të angazhohet për çështjen e të drejtave të njeriut në Serbi dhe për integritetin territorial të shteteve të rajonit.

“BE-ja mund t’i bëjë vetes shumë mirë duke e braktisur politikën e dështuar të qetësimit të Beogradit dhe në vend të kësaj duke ripërtërirë angazhimin e saj ndaj të drejtave individuale të njeriut, si dhe sovranitetit dhe integritetit territorial të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Serwer në platformën X.

Zoti Serwer e ka thënë këtë në reagimin e postimit të shefes së ardhshme të deplomacisë së Bashkimit Evropian, Maja Kallas, e cila njoftoi se ka arritur në Bruksel, , ku pritet të konfirmohet në detyrën e saj të re.

Në postimin e saj, zonja Kallas ka thënë se mezi pret t’i takojë kolegët e rinj në shërbimin diplomatic të BE-së dhe në Komisionin Evropian.

“Fillime të reja: sapo mbërrita në Bruksel dhe mezi pres të takoj kolegë të rinj në shërbimin diplomatik të BE-së dhe në Kommsionin e BE-së.

 Javët e ardhshme do të jenë plot me takime dhe informime, me fokus të rëndësishëm në përgatitjen për dëgjimin e konfirmimit në Parlamentin Evroian”, ka shkruar zonja Kallas.

 

(r.m.)