Serwer këshillon Kurtin ta hartojë draft-statutin e Asociacionit

Uashington, 21 mars 2023 – Analisti amerikan dhe eksperti për Ballkan, Daniel Serwer, i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në një postim në Twitter, ku ai ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka refuzuar ofertën që ia ka bërë “për vetëmenaxhim të serbëve të Kosovës”, në një asociacion që do ta hartonte dhe propozonte vetë kryeministri i Kosovës.

Serwer i ka sugjeruar Kurtit që të vazhdojë përpara dhe gjithsesi ta hartojë draft-statutin e Asociacionit.

“Të bësh personin tjetër t’ju kërkojë të hartoni diçka që i shërben interesave të tij mund të jetë një teknikë e mirë negociuese, por nuk është befasi që Vuçiqi refuzoi. Unë do të sugjeroja të vazhdohet para e të hartohet gjithsesi”, ka shkruar Serwer.

Kryeministri Kurti, në një postim në Twitter, ka shkruar se para takimit të Ohrit, Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq,e kishte refuzuar një “ofertën bujare” të tij për “vetëmenaxhim të serbëve të Kosovës’.

(r.m.)