Serwer: Uashingtoni nuk është konsekuent, po ia mban anën Serbisë

Uashington, 27 maj 2023 – Daniel Serwer, profesor në universitetin Johns Hopkins, njohës shumë i mirë i zhvillimeve në Ballkan, e kritikon sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken, që dënoi aksionin e policisë së Kosovës për të mundësuar hyrjen në zyrat e tyre të ekryetarëve të rinj të komunave veriore të Kosovës.

Ai shpreh habinë që Uashingtoni e ka mbështetur mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat veriore të Kosovës, por po e kundërshton marrjen e detyrave nga kryetarët e zgjedhur në këto zgjedhje.

“Ky dënim ishte përgjigje për Qeverisë së Kosovës e cila i vendosi kryetarët e zgjedhur të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës. Popullsia serbe i bojkotoi zgjedhjet pothuajse tërësisht, nën presionin e Beogradit. Amerikanët i kishin mbështetur zgjedhjet, pa e kritikuar Beogradin, por më pas e kundërshtuan marrjen e detyrës nga kryetarët (shqiptarë)”, shkruan Serwer në Peacfare.net.

Ai shpreh habinë që Uashingtoni zyrtar nuk i dënoi kërcënimet me ushtri të Serbisë ndaj Kosovës.

“… Beogradi i ka vënë në gatishmërin më të lartë forcat e veta të armatosura, në kundërshtim të qartë me marrëveshjen për normalizim të sponsorizuar nga BE-ja që supozohet se ka pranuar. Po ashtu ka mobilizuar banditët e saj në veri të Kosovës, për të penguar fizikisht marrjen e detyrës nga kryetarët e zgjedhur”, shkruan Serwer.

Ai e kritikon Uashingtonin që, siç shprehet, “synimet etnonacionaliste të ‘botës serbe’ të Beogradit i ka pranuar si politika të SHBA-së për Ballkanin”.

“Nga SHBA-të nuk pati asnjë dënim për lëvizjet e Serbisë, por vetëm për ato të Kosovës. Uashingtoni, në thelb, e ka braktisur çdo pretendim të neutralitetit dhe disa nga prioritetet e Beogradit i ka miratuar si të vetat. Kjo nuk vlen vetëm për rastin e vendosjes së kryetarëve të komunave, por edhe për daftin e statutit tëë Asociacionit të komunave me shumicë serbe brenda Kosovës dhe përr iniciativën e Ballkanit të Hapur që Serbia po e promovon me qëllim që të zgjerojë kontrollin e saj mbi serbët në vendet fqinje. Mbështetja e synimeve etnonacionaliste të ‘botës serbe’ të Beogradit është bërë politika e Uashingtonit për Ballkanin’, shkruan ai.

Daniel Serwer e akuzon Uashingtonin zyrtar se po mban qëndrim jokonsekuent ndaj Kosovës dhe Serbisë.

“Si i mbështesni zgjedhjet dhe jo rezultatet legjitime të tyre? Si inkurajoni të drejta të barabarta, por e kundërshtoni vendosjen e zyrtarëve të zgjedhur për shkak të përkatësisë së tyre etnike? Si e dënoni veprimin e policisë për të mbrojtur kryetarët e zgjedhur, por nuk i dënoni rebelët që e sulmuan atë? Si thoni se marrëveshja për normalizim, e cila përfshin zotimin për të mos e përdorur forcën ushtarake, është ligjërisht e detyrueshme, por nuk e pengon mobilizimin e forcave të armatosura serbe në përgjigje të konflikti politik në Kosovë?”, pyet Serwer.

“Shtetet e Bashkuara thonë se angazhohen për të drejta të barabarta dhe për respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të të gjitha shteteve ekzistuese në Ballkan. Duhet të nxirren përfundime logjike nga kjo”, thekson Serwer.

(r.m.)