Shёrbimi i USCIS nё Internet nё ndihmё tё emigrantёve

Çeshtje tё Emigracionit: Avokati Kieran Both pёr ju

 

Kohёt e fundit Shёrbimi iEmigracioni dhe Shtetёsisё Amerikane (USCIS) ka pёrmirёsuar punёn e vet nё internet pёr t’u ardhur nё ndihmё emigrantёve. Kёto pёrmirёsime u japin mundёsi atyre tё kontrollojnё statusin e aplikimeve qё kanё bёrё nё mёnyrё elektronike, si edhe njёkohёsisht ka zgjeruar kohёn e shёrbimit pёr thirrjet telefonike.
Tani USCIS ka shtuar opcione tё reja pёr tё kontrolluar statusin, si mё poshtё:

 

Opcioni

“My case status”-I lejon emigrantёt tё shikojnё(kontrollojnё) statusin aktual tё kёrkesave (aplikimeve) qё kanё dorёzuar, dmth ata janё nё gjendje tё ndjekin procesin qё nga dorёzimi i formularёve deri tek postimi nё adresё tё tyre i dokumentave qё u dёrgon Emigracioni. Nёpёrmjet sistemit SMI(Secure Mail Initiative) atyre u jepet akses nё shёrbimin postar,duke ndjekur rrugёn e dokumentave tё dёrguara nga Emigracioni tek ata.
e-Request –ёshtё njё mjet tjetёr qё i jep mundёsi emigrantit pёr tё gjurmuar nё mёnyrё elektronike statusin e tre aplikimeve tё rёndёsishme, tё mёposhtme,:
Form I-485- Aplikimi pёr statusin e rezidentit tё pёrhershёm.
Form I-765 –Aplikimi pёr Autorizim punёsimi
FormI-130 –Formulari apo aplikimi pёr bashkimet familjare.
Nё vazhdim, Shёrbimi i Emigracionit dhe Shtetёsisё Amerikane ka zgjeruar, apo ka shtuar orёt e shёrbimit nё rrang kombёtar duke pёrfshirё tashmё edhe ditёt e shtuna. Tё interesuarit duke filluar nga dt. 12 janar 2013, mund tё telefonojnё falas nё linjёn 1-800-375-5283 ora 9am-5pm tё shtunave pёr t’u ndihmuar me info.

 

Ndihmesa tё tjera tё ofruara nga Emigracioni nё internet:

Sistemi infopas – pёr tё ndjekur personalisht se nё ç‘fazё ndodhet procesi.
Shёrbimi i Emigracionit dhe Shtetёsisё Amerikane (USCIS) ka njё program pёr tё ndihmuar emigrantёt qё tё mundёsojnё takime me nёpunёs tё Emigracionit nё NY. Sistemi Infopas i u krijon atyre akses mё tё lehtё e mё tё shpejtё pёr tё ndjekur statusin e dokumentave qё i dёrgojnё Emigracionit,se sa rruga tradicionale e shkruarjes sё letrave,e ndenjes nёpёr rradha tё gjata pёr tё takuar njё nёpunёs zyre.
Me sistemin e infopass-it personi ёshtё nё gjendje qё nёpёrmjet internetit tё caktojё njё takim,ditёn dhe orёn e saktё, pa humbur kohё. Gjithashtu,nёpёrmjet internetit personi mund tё sigurojё njё dokument tё pёrkohshёm pune, nёse koha e pritjes pёr tё zgjat mё shumё se tre muaj. Po ashtu mund tё nxjerrё edhe njё dokument udhёtimi tё pёrkohshёm nё raste emergjente.

 

Ndёrrimi i adresёs nёpёrmjet internetit

Shёrbimi i Emigracionit dhe Shtetёsisё Amerikane ka mundёsuar qё aplikanti ta dёrgojё ndryshimin e adresёs nёpёrmjet internetit (tek faqja e Emigracionit www.uscis.gov) duke shpejtuar shumё procesin nё krahasim me rrugёn tradicionale postare. Natyrisht rruga postare mbetet gjithnjё e pranueshme,dhe Emigracioni e pret Formularin AR-11, nёpёrmjet saj.
Gjithёsesi, nёse nuk keni akses nё internet duhet tё merrni nё telefon 1-800-375-5283 pёr tё njoftuar ndёrrimin e adresёs.
Para se tё filloni njoftimin duhet tё keni me vete, para jush pra:
1-Letrёn qё u ka dёrguar Emigracioni ku duket njё numёr ku thuhet “receipt number”
2- Adresёn e re ku do banoni prej asaj dite e tutje
3 -Adresёn e vjetёr ku keni banuar, prej nga i keni dёrguar aplikimin(formularёt) Emigracionit.
4-Nёse keni bёrё kёrkesё pёr bashkim familjar,duhet tё jepni emrin e personit dhe tё dhёnat biografike pёr atё person.
5-Datёn kur keni hyrё pёr herё tё fundit nё SHBA
6- Ku hytё nё Amerike, nё ç’aeroport, apo pikё kufitare.
Jini tё pёrgatitur ti keni gati tё gjtha kёto informacioni para se tё filloni bashkёbisedimin me nёpunёsin e Emigracionit qё do t’u dalё nё telefon.
Zyra jonё u sugjerojmё tё kontaktoni me avokatё me eksperiencё qё merren me çeshtje tё emigracionit,nё mёnyrё qё tё merrni ndihmё tё kualifikuar.
Qёllimi ynё ёshtё tё ndihmojmё komunitetin shqiptar dhe veçanёrisht emigrantёt me informacion pёr tё kёrkuar ndihmё nё mёnyrё tё pavarur. Ju falenderojmё pёr interesimin dhe pyetjet qё vazhdoni tё na dёrgoni. Ne do t’u pёrgjigjemi atyre nё rubrikёn tonё “Çeshtje tё emigracionit”, çdo tё premte. Ju ftojmё tё na i dёrgoni pa ngurim pyetjet tuaja nё adresёn tonё elektronike [email protected]

 

(Shёnim: Kjo rubrikё ёshtё ideuar dhe mbahet nga Albana Melyshi Lifschin)