Tiranë, 10 shkurt 2022 – Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Delegacioni e Bashkimit Europian dhe misioni i OSBE-së e kanë përshëndetur miratimin e ndryshimeve kushtetuese që zgjatin mandatin e institucioneve të vettingut në Shqipëri.
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim. e ka cilësuar këtë si një haptërëndësishëm drejt një sistemi të drejtësisë më të forte dhe më të besueshëm në Shqipëri.
“Ky është një hap i rëndësishëm përpara për të gjithë shqiptarët, drejt një sistemi drejtësie më të fortë, më të besueshëm dhe drejt integrimit evropian. Shtetet e Bashkuara do të mbështesin gjithmonë Shqipërinë në këtë rrugë të rëndësishme”, thuhet në deklaratën e ambasadores amerikane.
Në deklaratë vlerësohet fakti se propozimi për këto ndryshime kushtetuese mori, siç thuhet, “mbështetje të madhe” në Kuvend.
The amendment to extend vetting needed 94 out of 140 votes. It passed with overwhelming support: 118 for, 0 against, 4 abstentions. 🇦🇱 🇺🇸 🇪🇺👏 https://t.co/9tWTvNWVCf
— U.S. Ambassador to Albania (@USAmbAlbania) February 10, 2022
Delegacioni i Bashkimit Europian e ka cilësuar votën e sotme të Kuvendit të Shqipërisë si vote për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
“Sot Kuvendi i Shqipërisë tregoi vendosmëri të fortë ndërpartiake për të ecur përpara drejt anëtarësimit në BE!”, ka shkruar në një postim në Twitter ambasadori Luigi Soreca.
Ai ka theksuar se deputetët që votuan për zgjatjen e mandatit të vettingut e kuptuan se ky është një moment vendimtar për përfundimin e reformës në drejtësi.
“Kjo ishte një votë për të ardhmen e Shqipërisë në BE. E rëndësishme që organet e vettingut të vazhdojnë punën e tyre, me profesionalizmin dhe integritetin më të lartë, për të siguruar një finalizim të suksesshëm dhe të shpejtë të procesit”, thuhet në deklaratën e z. Soreca.
..future of #Albania🇦🇱in the #EU🇪🇺. Important that vetting bodies continue their work, w/ highest professionalism & integrity, to ensure successful & swift finalisation of the process.
— Luigi Soreca🇪🇺 (@LSorecaEU) February 10, 2022
I also welcome important decisions taken by the🇦🇱Parliament on @pdshqiperi proposals to..(2/3) pic.twitter.com/dOE7Gm2Tmz
Edhe prania e OSBE-së në Tiranë e ka përshëndetur votimin e ndryshimeve kushtetuese për të zgjatur mandatin e institucioneve të vetingut.
“Kjo votë njeh faktin që Kushtetuta u përket të gjithë qytetarëve shqiptarë, dhe ne përgëzojmë konvergjencën mes opozitës dhe maxhorancës. Përfundimi i reformës në drejtësi është i një rëndësie kyçe. Është po aq e rëndësishme që të gjitha forcat politike të vijojnë në rrugën e reformës me këtë frymë respekti të ndërsjellë për të mirën e interesit kombëtar”, thuhet në deklaratën e OSBE-së.
Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, dhe prania e OSBE-së e kanë përshëndetur edhe ngritjen e dy Komisioneve të posaçme parlamentare.
(r.m.)