SHBA dënon djegien e veturave me targa RKS në veri të Kosovës

Prishtinë, 31 mars 2023 – Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikë në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e ka dënuar ashpër djegien e veturave me targa legale të Kosovës, RKS, në pjesën veriore të Kosovës.

Hovenier, në një postim në Twitter, i ka cilësuar ato “akte frikacake dhe kriminale”.

“Fatkeqësisht, më duhet ta përsëris këtë mesazh. SHBA-të dënojnë djegien ose shkatërrimin e pronës dhe çdo përpjekje për t’i frikësuar ata që kanë ose synojnë të marrin targa RKS për veturat e tyre, sipas ligjit të Kosovës. Këto janë akte frikacake dhe kriminale”, ka shkruar Hovenier.

Ai ka thënë se se Kosova ka të drejtë të kërkojë riregjistrimin e automjeteve me targa jolegale të lëshuara nga Serbia, por kakërkuar zgjatjen e periudhës sëriregjistrimit për 12 muaj.

“Ne ritheksojmë kërkesën tonë për një zgjatje të periudhës së zbatimit të plotë, në mënyrë që tabelat RKS të mund të vendosen gjatë 12 muajve, duke theksuar se Kosova ka të drejtë ta zbatojë këtë ndryshim”, ka shkruan ambasadori Hovenier.

Djegien e veturave të qytetarëve serbë me targa RKS në pjesën veriore të Kosovë e kanë dënuar edhe shefi i Bashkimit Evropia në Kosovë, Tomas Szunyog, dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Policia e Kosovës njoftoi se natën mes të enjtes dhe të premtes në Mitrovicën Veriore janë djegur dy vetura me targa RKS, kurse një veturë tjetër, po me targa RKS, është djegur në Zveçan.

Dy vetura të tjera me targa RKS janë djegur më 30 mars në Zubin Potok.

Të gjitha veturat e djegura ishin pronë e serbëve lokalë.

(r.m.)