Uashington, 2 nëntor 20022 – Shtetet e Bashkuara planifikojnë që kah mesi i vitit të ardhshëm t’i dërgojnë Ukrainës sistemin “Vampire” që përdoret për rrëzimin e dronëve.
Ky lajm është konfirmuar nga zyra e Sekretarit të Mbrojtjes.
Sistemi “Vampire” është i konstruktuar enkas për rrëzimin e dronëve.
Kjo nuk është hera e parë që Shtetet e Bashkuara po i dërgojnë Ukrainës armë moderne, për t’iu kundërvënë agresionit rus.
Dërgimi i sistemit të avancuar raketor HIMARS e ka ndryshuar rrjedhën e luftës në Ukrainë. Ky istem ka bërë që shumë mjete të blinduara ruse të shkatërrohen.
Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se deri më tani i ka dhuruar Ukrainës ndihmë ushtarake me vlerë prej miliarda dollarësh.
(r.m.)