Sarajevë, 24 prill 2023 – Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Sarajevë bëri të qartë se SHBA-ja do ta mbrojë Bosnjën e Hercegovinën dhe do të sigurojë ruajtjen e sovranitetit, integritetit territorial dhe karakterit multietnik të saj.
Në një deklaratë të publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Twitter, kjo ambasadë e paralajmëron liderin e Republikës Serbe, Milorad Dodik, se SHBA-ja nuk do të bëjë sehir derisa ai e shtyn Bosnjën e Hercegovinën drejt konfliktit.
“Këtu janë faktet: Republika Serbe është një entitet në BeH. Ai nuk ekziston jashtë Bosnjes e Hercegovinës dhe sipas Kushtetutës së BeH-së, as entiteti dhe as ndonjë njësi tjetër administrative e nivelit më të ulët nuk ka të drejtë të shkëputet ose të bashkohet me një shtet tjetër.
Milorad Dodik gabon nëse mendon se SHBA-ja do të qëndrojë mënjanë derisa ai e shtyn BeH-në drejt konfliktit. Shtetet e Bashkuara do ta mbrojnë Bosnjën e Hercegovinën dhe do të sigurojnë mbrojtjen e sovranitetit, integritetit territorial dhe karakterit multietnik të saj”, thuhet në deklaratën e Ambasadës amerikane në Sarajevë.
Here are the facts: Republika Srpska is an entity in BiH. It does not exist outside of Bosnia and Herzegovina, and there is no right under BiH’s constitution for an entity or any other sub-state unit to secede or unify with another state.
— US Embassy Sarajevo (@USEmbassySJJ) April 24, 2023
Milorad Dodik is wrong if he thinks…
Kjo deklaratë është reagim ndaj zhvillimeve të fundit në Republikën Serbe, entitetin serb në Bosnje e Hercegovinë.
Të dielën, lideri i serbëve në Bosnjë e Hercegovinë, Dilorad Dodik, deklaroi se Republika Serbe ”do të jetë shtet i pavarur” dhe se ”do të bashkohet me Serbinë”.
Të hënën, partitë në pushtet në Republikën Serbe e nënshkruan një deklaratë në të cilën, ndër të tjera, thuhet se Republika Serbe do t’i ofrojë Federatës së Bosnjes e Hercegovinën nënshkrimin e “një marrëveshjeje për shkëputje paqësore”, që do të përfshinte tërheqjen e gjyqtarëve serbë nga Gjykata Kushtetuese e Bosnjes e Hercegovinës, vendosjen e policisë së Republikës Serbe në vijën e demarkacionit të entitetit, bllokimin e punës së institucioneve të Federatës së Bosnjes e Hercegovinës në Republikën Serbe dhe ndërprerjen e bashkëpunimit me NATO-n.
(r.m.)