SHBA: E mbështesin një sistem drejtësie që e meritojnë shqiptarët

Tiranë, 12 prill 2024 – “Prokurorët e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kanë marrë pjesë në një seminar të organizuar nga Zyra e SHBA për Zhvillim, Asistencë dhe Trajnim të Prokurorisë jashtë shtetit (OPDAT).

Ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar se në këtë seminar është diskutuar për rolin e prokurorëve dhe për rezultatet e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

Në njoftim thuhet se SHBA-ja është e vendosur të mbështesë ndërtimin e një sistemi të drejtësisë çfarë e meritojnë shqiptarët.

“Prokurorët e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) morën pjesë së fundmi në një seminar të organizuar nga Zyra e SHBA për Zhvillimin, Asistencën dhe Trajnimin e Prokurorisë Jashtë shtetit (OPDAT). Ekipi i SPAK diskutoi arritjet dhe strategjitë e tyre për të përmirësuar punën ekipore, për të përmirësuar përpjekjet e tyre dhe për të rritur rezultatet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ne jemi krenarë që mbështesim angazhimin e SPAK për integritet dhe drejtësi. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë përkrah institucioneve të drejtësisë së Shqipërisë në luftën e tyre kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe mosndëshkimit, duke përforcuar angazhimin tonë të qëndrueshëm për një sistem drejtësie çfarë e duan dhe e meritojnë shqiptarët”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Tiranë.

(r.m.)