Prishtinë, 28 korrik 2022 – Shtetet e Bashkuara e përshëndetën miratimin e marrëveshjes së Kosovës me MCC-në për Programin Kompakt nga Kuvendi i Kosovës.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se Kuvendi i Kosovës krijoi mundësinë për fillimin e punëve për qëndrueshmëeri energjetike në Kosovë.
“E mirëpresim ratifikimin marrëveshjes së Programit Kompakt të MCC-së nga Kuvendi i Kosovës. Ky ratifikim, i miratuar pa u bërë 24 orë nga nënshkrimi i marrëveshjes, na mundëson të fillojmë të punojmë drejt përshpejtimit të së ardhmes së qëndrueshme dhe të besueshme energjetike të Kosovës”, ka shkruar ambasadori Hovenier në Twitter.
https://twitter.com/USAmbKosovo/status/1552666379337228288
(r.m.)