SHBA e përgëzon Kosovën për zgjerimin e sanksioneve kundër Rusisë

Prishtinë, 17 maj 2022 – Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë përgëzuar Kosovën për zgjerimin e sanksioneve kundër Rusisë.

Ambasada amerikane në Prishtinë, në llogarinë e saj në Twitter, e ka falënderuar Kosovën edhe për strehimin e refugjatëve dhe gazetarëve ukrainas.

“Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Kosovën për solidaritetin e saj me Ukrainën—duke miratuar sanksione, duke ofruar mbështetje humanitare për refugjatët e gazetarët dhe duke dënuar veprimet e pajustifikuara, të paprovokuara dhe vdekjeprurëse të Rusisë”, thuhet në postimin e ambasadës.

Qeveria e Kosovës ka miratuar të hënën vendimin për zbatimin e masave dhe sanksioneve të reja ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, përfshirë pakon e katërt të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër këtyre dy shteteve.

(r.m.)