Uashington, 16 korrik 2022 – Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përshëndetën të shtunën vendimin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për miratimin e “propozimin francez” që i hap rrugën procesit të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në një postim në Twitter, ka thënë se “propozimi francez” është një kompromis që e njeh dhe e respekton gjuhën dhe identitetin të maqedonasve.
“Ne i kuptojmë dhe i njohim kompromiset e vështira të konsideruara në këtë kompromis, i cili njeh dhe respekton identitetin kulturor të Maqedonisë së Veriut dhe gjuhën maqedonase”, ka shkruar Blinken.
Ai ka thënë se vendimi i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut u mor në një moment kritik për këtë vend, për Ballkanin Perëndimor dhe për Evropën.
Zoti Blinken ka theksuar se Shtetet e Bashkuara e mbështesin Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në rrugën e tyre në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
The United States welcomes North Macedonia’s parliamentary vote to advance on its EU path, in line with the values and aspirations of its citizens. This is a critical moment for Europe. We support North Macedonia and Albania as they move forward in the EU accession process.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) July 16, 2022
(r.m.)