Kiev, 4 mars 2022 – Shtetet e Bashkuara të Amerikës e cilësojnë si krim lufte sulmin e forcave ruse ndaj centralit bërthamor Zaporizhia në Enerhodar, në Ukrainë.
“Është një krim lufte të sulmosh një central bërthamor. Bombardimi i centralit bërthamor më të madh të Evropës nga Putini e çon sundimin e tij të terrorit një hap më tej”, thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA-së në Kiev.
It is a war crime to attack a nuclear power plant. Putin's shelling of Europe's largest nuclear plant takes his reign of terror one step further. #TheHague #Zaporizhzhia #StandwithUkraine
— U.S. Embassy Kyiv (@USEmbassyKyiv) March 4, 2022
Sulmin e forcave ruse ndaj centralit bërthamor Zaporizhia e kanë dënuar edhe shumë shtete dhe organizata ndërkombëtare, duke e cilësuar atë si një rrezik të madh për njerëzimin.
Menaxhmenti i centralit Zaporizhia në Enerhodar ka njoftuar se punëtorët e centralit po punojnë nën kërcënim të armëve.
“Forcat ruse kanë hyrë në territorin e centralit bërthamor, kanë marrë kontrollin e personelit dhe menaxhmentit të centralit”, ka thënë Petro Kotin.
Tre ukrainas kanë mbetur të vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur gjatë sulmit në centralin Zaporizhia.
(r.m.)