Mesazhi nga Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim pas takimit me ministren në detyrë të Drejtësisë, Etilda Gjonajn:
Takova Etilda Gjonajn për ta falënderuar ndërsa përfundon mandatin e saj të jashtëzakonshëm si Ministre e Drejtësisë – personi me jetëgjatësinë më të madhe dhe gruaja e parë në këtë pozicion kyç.
Ne vërejmë veçanërisht udhëheqjen e saj mbi reformën në drejtësi, e cila – me kontributin e saj – ka filluar të japë rezultate. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri.
Shpresojmë që të gjithë udhëheqësit dhe institucionet e drejtësisë do të vazhdojnë të ecin përpara për të dhënë më shumë rezultate që i shërbejnë popullit të Shqipërisë, plotësojnë standardet e Bashkimit Evropian dhe sjellin Shqipërinë më afër Shteteve të Bashkuara.