SHBA ia ndërpret Ukrainës informacionet e shërbimeve sektrete

Uashington, 5 mars 2025 – Pas pezullimit të përkohshëm të ndihmës ushtarake, Ukraina nuk merr as informacione nga shërbimet sekrete amerikane. Shefi i CIA-s, John Ratcliffe, në një intervistë për Fox Business, tha transmetimi i informacioneve të inteligjencës amerikane për Uktrainën është ndalur.

Por, Ratcliffe i dha shpresë Ukrainës se mbështetja mund të rifillojë së shpejti, pas përpjekjeve të fundit të pajtimit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenski. Ai tha se beson se pezullimi do të hiqet sërish “në frontin ushtarak dhe atë të shërbimeve të fshehta”.

Këshilltari për sigurinë kombëtare i presidentit amerikan Donald Trump, Mike Waltz tha gjithashtu në Fox News se nëse negociatat për një zgjidhje paqësore në Ukrainë përparojnë, “Üresidenti do të konsideronte seriozisht heqjen e këtij pezullimi”.

Informacioni nga shërbimet sekrete amerikane është i një rëndësie jetike për Ukrainën. Bashkëpunimi i kaluar i ka lejuar Ukrainës të identifikojë objektivat ushtarake ruse. Pa këtë informacion, Ukraina mund të ketë vështirësi të monitorojë në mënyrë efektive lëvizjet ushtarake ruse dhe të përgjigjet në përputhje me rrethanat.

Javën e kaluar, presidenti amerikan Donald Trump dhe ai ukrainas Zelenski patën një përplasje në Shtëpinë e Bardhë. Më pas amerikanët pezulluan përkohësisht ndihmën ushtarake për Ukrainën.

Ndërkohë, ka sërish një afrim. Zelenski shprehu keqardhje dhe Trump citoi një letër nga Zelenski gjatë një fjalimi në Kongres në Uashington. Në këtë letër, ai thuhet se e ka siguruar atë për gatishmërinë për t’u “ulur sa më parë në tryezën e bisedimeve për t’iu afruar një paqeje të qëndrueshme”.

(dw.com)

Comment

*