SHBA ia uron Shqipërisë mandatin e anëtares jo të përheshme të KS të OKB-së

Tiranë, 1 janar 2021 – Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë uruar Shqipërinë me rastin e nisnjes së  mandatit dyvjeçar si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit (KS) të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Ambasada amerikane në Tiranë, në një postim në rrjetet sociale, e vlerëson këtë si një arritje të jashtëzakonshme për Shqipërinë dhe shpreh gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë për  adresimin e sfidave me të cilat përballet  sot bota.

“🇦🇱 | Urime Shqipërisë për një arritje të jashtëzakonshme, fillimin e anëtarësimit të saj në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, për herë të parë në histori. Shtetet e Bashkuara mirëpresin të shërbejnë së bashku me Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për të trajtuar sfidat më të ngutshme me të cilat përballet sot bota jonë”, thuhet në postimin e ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

Duke filluar nga dita e sotme, Shqipëria është anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me mandat dy-vjeçar.

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, në një mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale gjatë ditës, ka thënë se anëtarësimi i Shqipërisë këtë këshill është rezultat i një lobimi të gjatë të diplomacisë shqiptare dhe mbështetjes së vendeve aleate dhe mike.

Ajo ka thënë gjithashtu se Shqipëria do ta shfrytëzojë këtë mundësi për ta mbështetur procesin e njohjeve dhe të anëtarësimit të Kosovësnë organizata ndërkombëtare.

“… pa dyshim që Shqipëria do ta përdorë këtë mundësi për të avancuar çështjen e Kosovës, procesin e njohjeve dhe anëtarësimeve në organizata ndërkombëtare sepse Kosova ka qenë, është e do të jetë një kauzë e shenjtë për Shqipërinë”, ka thënë Xhaçka.

(r.m.)