Uashington, 24 nëntor 2022 – Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mirëpritën marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë “për masat për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve”.
Në një deklaratë të zëdhënësit të Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, përgëzohet marrëveshja e dy vendeve “për t’u përqendruar plotësisht dhe urgjentisht në normalizimin e marrëdhënieve nën kujdesin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”. Në deklaratë thuhet gjithashtu se Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë dialogun si “rrugën më të mirë për të çuar përpara të ardhmen evropiane të Serbisë dhe të Kosovës”.
“Shtetet e Bashkuara e mirëpresin marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për masat për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve. Ne përgëzojmë gjithashtu marrëveshjen e dy vendeve për t’u përqendruar plotësisht dhe urgjentisht në normalizimin e marrëdhënieve në kuadët të dialogut të lehtësuar nga BE. Ne e mbështesim dialogun e lehtësuar nga BE-ja si rrugën më të mirë për të avancuar të ardhmen evropiane të Serbisë dhe të Kosovës.
Ne e mirëpresim vendimin e palëve për të vënë interesat e të gjithë qytetarëve të tyre në krye të vendimmarrjes dhe për të ndërmarrë hapa për të përmirësuar jetën e përditshme të qytetarëve të tyre. Sot, të dyja palët, me lehtësimin e BE-së, bënë një hap gjigant përpara drejt garantimit të paqes dhe stabilitetit në gjithë rajonin. Shtetet e Bashkuara përshëndesin negociatat konstruktive dhe inkurajojnë përparimin e mëtejshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve”, thuhet në deeklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit.
The United States welcomes the agreements reached between Kosovo and Serbia to avoid further escalation of tensions and to concentrate fully and urgently on normalizing relations under the auspices of the EU-facilitated dialogue. https://t.co/MoQGmRAxlL
— Matthew Miller (@StateDeptSpox) November 24, 2022
(r.m.)