Nju Jork, 18 tetor 2023 – Shtetet e Bashkuara përdorën veton të mërkurën për të mos miratuar një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila do të dënonte sulmet e Hamasit kundër Izraelit dhe gjithë dhunën kundër civilëve.
Rezoluta, e propozuar nga Brazili, do të bënte thirrje edhe për ndihma urgjente humanitare për palestinezët në Rripin e Gazës.
12 anëtarë të Këshillit të Sigurimit 15-anëtarësh votuan për miratimin e rezolutës, dy anëtarë abstenuan, kurse SHBA-ja votoi kundër.
Ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield, e kritikoi projekt-rezolutën sepse ajo nuk e përmend të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje.
Ajo tha se presidenti amerikan Joe Biden shkoi të mërkurën në rajon për të gjetur një zgjidhje diplomatike për konfliktin.
“Edhe ne kemi nevojë që diplomacia të zhvillohet këtu”, tha ajo.
Rezoluta u mbështet nga dy nga anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurimit, Rusia dhe Kina, të cilat e kritikuan SHBA-në për kundërshtimin e saj.
(r.m.)