Postimi në tuiter nga ambasadorja amerikane Juri Kim:
“Në Uashington për të koordinuar hapat e ardhshëm në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.
Ne jemi seriozë sa i përket korrupsionit duke përfshirë rastet kur liderët ose politikanë të lartë të vendeve të caktuara përfshihen në çështje korrupsioni masiv.
Ndërsa, mbështesim një Shqipëri më demokratike, më të fortë dhe më të begatë.
SHBA ka qenë në Shqipëri për 30 vitet e fundit dhe do të vazhdojmë të jemi me ju për 30 vitet e ardhshme e më tej”, ka shkruar Kim.