SHBA kërkon progres real në dialogUN Kosovë – Sderbi

Prishtinë, 17 nëntor 2021 – Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë i ka dhënë mbështetje përfaqësuesit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili ka thënë se është koha për përparim të vërtetë në dialog.

Përmes një postimi në Twitter, i ngarkuari me punë në Ambasadën Amerikane në Kosovë, Nicholas Giacobbe thotë se Lajçak ka të drejtë dhe është koha për progres real në dialogun Kosovë-Serbi.

“I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Lajçak ka të drejtë, është koha për progres real në dialogun Kosovë-Serbi. Bëjeni…”, ka shkruar Giacobbe.

Të martën, emisari special i BE-së për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak, i ka takuar ndaras kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, dhe kryenegociatorin e Serbiså, Petar Petkoviq, për të përcaktuar temat ediskutimit në  një takim të përbashkët. Por, Bislimi e Petkoviq nuk janë pajtuar për temat që do të diskutoheshin në takim.

Petkoviq ka bërë të ditur se ka kërkuar me ngulm që në takimin trepalësh të diskutohet për  zbatimin e marrëveshjes përformimin e Asociacionit të komunave më  shumicë  serbe në Kosovë,ndërsa Bislimi ka refuzuar të diskutohet për këtë temë.

Dështimi i takimit të kryenegociatorëve e vë në  pikëpyetje takimin e mundshëm të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kurti ka thënë se rezultati i bisedimeve të dy delegacioneve do ta përcaktojë edhe takimin e tij të mundshëm me Vuçiqin.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian përPolitikë të Jashtme e Siguri,Joseph Borrell, u ka bërë thirrje Kurtit e Vuçiqit që të takohen para fundit të vitit.

(r.m.)