Rezerva Federale amerikane intensifikoi përpjekjet e saj për të zbutur inflacionin e lartë duke rritur normën bazë të interesit me 0.75 %, rritja më e madhe e bërë nga ky institucion prej rreth tre dekadash.
Ky vendim u pasua me paralajmërimin për rritje të tjera të mëdha të normës së interesit që mund të rrisin rrezikun për një tjetër recesion.
Lëvizja që Rezerva Federale njoftoi pas takimit të saj të fundit mbi çështjen e politikave, do të rrisë normën standarde afatshkurtër, duke ndikuar në shumë kredi konsumatore dhe biznesi.
Banka Qendrore po forcon përpjekjet e saj për të shtrënguar kreditimin në kushtet kur inflacioni ka arritur nivelin më të lartë në katër dekada, prej 8.6%, duke ndikuar në shumë sektorë të ekonomisë dhe duke mos dhënë asnjë shenjë ngadalësimi. (VOA)