Nju Jork, 13 prill 2021 – Zëvendësi i Shefit të misionit të Shteteve të e Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bahkuara, Richard Mills, i ka vlësuar zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë dhe ka shprehur qartë përkrahjen e SHBA-së për Qeverinë e re të Kosovës.
Në takimin virtual të Këshillit të Sigurimit për Kosovën, ai i ka thënë se qeveria e re reflekton vullnetin e popullit të Kosovës të shprehurnë këto zgjedhje. Me këtë rast ai ka vlerësuar përfaqësimin e grave në institucionet shtetërore.
“SHBA-të duan të fillojnë duke përgëzuar popullin e Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe transparente, dhe kjo reflekton vullnetin e Kosovës për paqen dhe prosperitetin e këtij vendi. Ne përgëzojmë promovimin e gruas. Kjo është një arritje tejet e madhe që tregon përkushtimin ndaj agjendës së OKB-së”, ka thënë ai.
Diploamti amerikan e ka shprehur fuqishëm mbështetjen për dialogun përnormalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës e Serbisë. Ai ka thënë se SHBA do të mbështesë kryeministrin Albin Kurti dhe Presidenten Vjosa Osmani për realizimin e prioriteteve të institucioneve të reja shtetërore. Ndër prioritetet ai e kapërfshirë edhe dialogun me Serbinë.
“SHBA-të presin që të punojnë me Kurtin e Osmanin në shumë prioritete të përbashkëta, duke filluar nga luftimi i korrupsionit, reformat dhe normalizimi i marrëdhënieve me Sebrinë. Me qeverinë e re të Kosovës ne i mirëpresim planet e emisarit të BE-së që dialogu të riniss në të ardhmen e afërt”, ka thënë Mills.
Ai e ka përsëritur atë që e kishte thënë Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, lidhur me letrën e zotimeve të përfaqësuesve të Kosovës e Serbisë, në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e ish-presidentit amerikan, Donald Trump.
“Zotimet e dhëna nga Kosova dhe Serbia, në shtator të vitit 2020, e kanë ngritur nivelin e bashkëpunimit ekonomik. Ne besojmë që ka bazë të mirë dhe shumë pak kohë për të humbur”, ka theksuar ai.
Zëvendësi i Shefit të misionit të Shteteve të e Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bahkuara, Richard Mills, u ka bërë thirrje të dy palëve që të zbatojnë marrëveshjet e arritura gjatë negociatave të zhvilluara në Bruksel.
“Ne bëjmë thirrje për zbatimin e marrëveshjeve të kaluara”, ka theksuar ai.
Ambasadori Mills ka përsëritur qëndrimin tashmë të njohur të shtetit të tij për përfundimin e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.
“SHBA-të duan të ritheksojnë qëndrimin e vet se UNMIK-u duhe të ecë drejt përmbylljes. Ne ftojmë që t’i jepet fund UNMIK-ut”, është shprehur ai.
(r.m.)