Uashington, 28 shkurt 2023 – Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) e ka mirëpritur progresin e bërë në takimin e Kryeminsitrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që u zhvillua të hënën në Bruksel.
DASH e vlerwsoi takimin si “një hap të mirë përpara”, duke shtuar se mbetet ende për t’u bërë “një punë e vështirë”.
Në deklaratën e DASH thuhet se themelimi i Asociacioanit të komunave me shumicë serbe mbetet kritik për ndërtimin e së ardhmes së Kosovës mbetet kritik për ndërtimin e së ardhmes së Kosovës.
“Shtetet e Bashkuara mirëpresin bisedimet e liderëve në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja më 27 shkurt dhe mbështesin fuqishëm procesin e normalizimit të marrëdhënieve të tyre. Takimi i djeshëm ishte një hap i mirë përpara, por mbetet një punë e vështirë. Marrëveshja për aneksin e zbatimit është thelbësore për normalizimin sipas propozimit të BE-së. Progresi drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe mbetet kritik për ndërtimin e së ardhmes së Kosovës si një vend sovran, multietnik dhe i pavarur i integruar në strukturat euroatlantike”, thuhet në deklaratën e DASH.
Gjatë takimit të djeshëm në Bruksel mes Kurtit dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, sipas zyrtarëve evropianë, palët u pajtuan që s’ka nevojë për diskutime të mëtejme për Planin evropian. Megjithatë, s’pati ndonjë marrëveshje. Kurti e Vuçiqi e akuzuan njëri-tjetrin se s’ishin të gatshëm të nënshkruanin.
Takimi i ardhshëm i Kurtit e Vuçiqit është paralajmëruar të mbahet më 18 mars, në Maqedoninë e Veriut,.
(r.m.)