SHBA ndihmon Ukrainën me pajisje ushtarake shtesë në vlerë të 1.1 miliard dollarëve

Uashington, 28 shtator 2022 – Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dërgojnë në Ukrainë një ndihmë ushtarake shtesë prej 1.1 miliardë dollarësh, raporton CNN.

Kjo ndihmë përfshin 18 sisteme raketore me lëvizshmëri të lartëme municione përkatëse, 150 automjete të blinduara të lëvizshmërisë së lartë, 40 kamionë dhe 80 rimorkio për transportimin e pajisjeve të rënda, radarë për sistemet e fluturakeve pa pilot, etj.

Kjo paketë e ndihmës ushtarake sigurihet me Iniciativën e Ndihmës për Sigurinë e Ukrainës, e cila financon kontratat për blerjen e armëve dhe të pajisjeve ushtarake.

Ajo e çon gati në 17 miliardë dollarë totalin e ndihmës së SHBA-së për Ukrainën qëkur e mori detyrën administrata e presidentit, Joe Biden.

Ndihma më e re ushtarake amerikane vjen në kohën që Rusia po përpiqet të aneksojë katër rajone të Ukrainës të pushtuar nga forcat ruse, në të cilkat u mbajtën referendume të dirigjuara nga Kremlini.

Këto refredndime janë vlerësuar nga Perëndimi si të paligjshme dhe të manipuluara,kurse rezultatet e tyre janë vlerësuar të papranueshme dhe të pafektshme.

Autoritetet e instaluara nga Moska në rajonet ku u mbajtën referendumet thonë se shumcaabsolute e votuesve janë deklaruar pro bashkimit të këtyre rajonbeve me Rusinë.

(r.m.)